Celebrities Gossip Showbiz

“Zemër mos ja fut, lshoja ujin”, çfarë po paralajmëron Meriton Mjekiqi?

Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.

Pas përfundimit të “BBV3”, ish-banori Meriton Mjekiqi ka kaluar ditët duke u relaksuar së bashku me patneren e tij, Ilnisa Agollin. E duket se tashmë Meritoni i është rikthyer punës, jo si moderator por në muzikë. Ditën e djeshme ka treguar se së shpejti do të publikohet kënga e tij e re, ku na ka zbuluar edhe një rresht nga teksti i këngës.

Zemer mos ja fut lshoja ujin…

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Meriton Mjekiqi (@meriton.mjekiqi)

Ish-banorët Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi vazhdojnë lidhjen e tyre të dashurisë edhe pas përfundimit të “BBV3”. Ata shpesh herë publikojnë foto me njëri-tjetrin e së fundmi na kanë treguar se janë ‘arratisur’ nga Tirana dhe janë duke u relaksuar buzë detit me njëri-tjetrin.