Dhurata Dora është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun, jo vetëm për zërin e mrekullueshëm që ka, por edhe për përformacat interesante që sjell. Pak kohë më parë, këngëtarja ka lançuar këngën e saj më të re me titull “Sa m’ke mungu’, një këngë padyshim dashurie.
Disa orë më parë bukuroshja ka ripostuar në Instastory suksesin e një prej këngëve të saj që është bashkëpunimi me reperin e famshëm ndërkombëtarisht Soolking. ‘Zemër’ është padyshim një super hit që edhe pse ka tre vite nga publikimi sërish vazhdon të rritet me klikime dhe së fundmi ka arritur 700 milion klikime. Këtë e ka bërë me dije vetë Dhurata me një postim në ‘Instastory’, ku dhe falenderon të gjithë adhuruesit e muzikës së saj.
Kujtojmë se para pak kohësh është aluduar se Dhurata dhe Soolking do të sjellin pjesën e dytë të këngës ‘’Zemër’.
Bukuroshja nuk është shpesh aktive në rrjete sociale lidhur me përditshmërinë e saj pasi më së shumti poston nga angazhimet profesionale në muzikë, si koncertet, xhirimet e klipeve të reja apo sukseset me miliona klikime që arrijnë projektet e saj. Megjithatë si rrallëherë me anë të një postimi në Instastory teksa ka vendosur një filter që e ka ndryshuar ngjyrën e flokëve të saj në të kuqe, duket se Dhuratës i ka pëlqyer pasi ka pyetur ndjekësit e saj nëse duhet t’i kthejë ashtu.