Bota

Zelensky “merr zemër”, shkon në kufi dhe inspekton rajonin nga ku nisi sulmi në tokën ruse!

Mes euforisë që ka ngjallur në Ukrainë ofensiva tashmë e pandalshme e ushtrisë së saj në rajonin rus të Kurskut, presidenti Volodymyr Zelensky vizitoi rajonin kufitar Sumy që gjendet shumë pranë Rusisë. Së bashku me kreun e ushtrisë ukrainase, Zelensky e realizoi vizitën dy javë pas nisjes së ofensivës që e gjeti Moskën të papërgatitur.

Nga kufiri, Zelensky deklaroi sfidues se e trupat ukrainase kanë marrë nën kontroll një fshat tjetër në rajonin rus, duke arritur të zënë rob lufte edhe shumë ushtarë të Vladimir Putin-it. Kursku është një prej dy kërcënime më të mëdha të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, ku rajoni tjetër me rrezikshmëri të lartë gjendet në lindje të Ukrainës, në të cilin forcat ruse po avancojnë ngadalë.

Rusia një ditë më parë deklaroi se ka ndaluar një grup luftëtarësh ukrainas që të kalonin kufirin në rajonin e Brianskut pranë Kurskut. Zyrtarë rusë po ashtu pretenduan se:

Kievi e kishte sulmuar Moskën me 11 dronë, të cilat u shkatërruan të gjitha.

Forcat ukrainase kanë shkatërruar ose dëmtuar tre urat mbi lumin Seym në pjesën perëndimore ruse, sipas burimeve të Moskës, ndërsa e marta shënoi javën e tretë të aksionit ushtarak ukrainas në territorin rus. Sulmi i Kievit në rajonin rus të Kursk-ut po ndryshon rrjedhën e luftës dhe po rrit moralin në mesin e popullit ukrainas të lodhur nga agresioni rus. Sidoqoftë, është e pamundur të parashikohet rezultati përfundimtar i sulmit të parë kundër Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore.