Justin dhe Hailey Bieber janë zyrtarisht prindër të një djali! Çifti njoftoi në rrjetet sociale të premten mbrëma se ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë, një djalë të quajtur Jack Blues Bieber. Ky lajm vjen pas një periudhe të gjatë spekulimesh dhe pas njoftimit fillestar të çiftit në maj 2024, kur ata konfirmuan se po prisnin një fëmijë përmes një videoje dhe një serie fotosh në Instagram. “Mirësevjen në shtëpi Jack Blues Bieber”, ka shkruar këngëtari i “Love Yourself” në Instagram, duke shprehur emocionin e tij për këtë moment të veçantë.
Megjithatë ajo çfarë ka rënë në sy ka qenë emri i foshnjes i cili quhet Jack Blue Bibers, një emër shumë i përdorur dhe i njohur në SHBA. Fansat e çiftit kanë vlerësuar faktin që dyshja e njohur kanë zgjedhur një emër normal dhe të njohur për fëmijën e tyre, ndryshe nga shumë personazhe të tjerë të cilët shpesh kanë zgjedhur emra të pakuptueshëm.
Emri ‘Jack’ duket se ka një rëndësi të veçantë për këngëtarin pasi është emri i mesit i babait të Justin, Jeremy Bieber. Jeremy u nda nga nëna e Justin, Pattie, menjëherë pas lindjes së tij në Ontario, Kanada, kur të dy ishin vetëm 18 vjeç. Babai i tij mungoi në vitet e para të jetës, por më pas marrëdhënia e tyre u forcua.