“Social Top 5”, një rubrikë që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm. Kjo rubrikë na jep më shumë detaje dhe informacione të reja në lidhje me yjet e botës së madhe të showbiz-it. Ja se cilët janë personazhet shqiptarë që janë pëlqyer më shumë nga publiku gjatë kësaj jave.
5. Ashtu siç ishte paralajmëruar para disa kohësh, Besa Kokëdhima do të rikrijonte “Zonja & zotërinj”. Të gjithëve na ka shoqëruar kjo këngë prej vitesh dhe nuk ka njeri që nuk ia di fjalët këtij hiti. Por këtë version me Alban Chela është e sigurtë që do ta adhuroni dhe do ta kërceni edhe më shumë se origjinalen. Ky rikthim i Besës i ka shtuar asaj 1 mijë ndjekës në Instagram.
4. Pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj u kthye më fuqishëm se kurrë në muzikë. Ajo erdhi me disa projekte të reja, siç shte dhe ky i fundit i titulluar “Nah”. Këngëtarja ka fituar 2 mijë ndjekës.
3. Fatma Haxhialiu është çdo javë pjesë e ekranit të Top Channel si një nga moderatoret e “Goca dhe Gra”. Këtë javë ajo ka shtuar 3 mijë ndjekës në Instagram.
2. Këtë sezon të “Dancing With The Stars” në Top Channel, Sara Hoxha është një nga konkurrentet e spektaklit dhe siç tanimë të gjithë na e kanë treguar se po punojnë shumë në prova që të kenë rezultate sa më të mira të premteve. Ajo ka fituar 5 mijë ndjekës.
1. Megi Pojani është gjithashtu një tjetër nga konkurrentet e “Dancing With The Stars”. Ajo shkëlqeu me paraqitjen e saj javën e parë të spektaklit duke i lënë të gjithë me gojë hapur. Ajo ka fituar plot 6 mijë ndjekës.