Celebrities Gossip

Zbuloni shkakun që bëri fëmijët Kardashian-Jenner të bien dakord për herë të parë!

Duket se familja Kardashian di si të tërheqë vëmendjen në një mënyrë apo një tjetër. Këtë radhë Caitlyn Jenner ka qenë ajo që ka trazuar ujrat duke kandiduar si guvernatore e Kalifornisë. Vajzat Kardashian nuk e kanë mbështetur atë aspak në këtë vendim. Por, me sa duket për herë të parë, djemtë e Caitlyn Jenner bien dakord me vajzat Kardashian.

Ata janë shprehur se ndihen të turpëruar nga e ëma për shkak të kandidimit. Ata mendojnë se e ëma e tyre nuk është e përgatitur për këtë post dhe ajo duhet të heqë dorë.

Një tjetër shkak, që me sa duket i ka revoltuar djemtë, është fakti që ajo e ka marrë këtë vendim pa i pyetur. Ajo i thirri djemtë vetëm një natë para se të shpallte publikisht vendimin e saj, ndaj ata po mbajnë qëndrim.

Heq dorë ose jo, duket që ky veprim i Caitlyn ia ka vlejtur në një mënyrë, pasi për herë të parë fëmijët e saj bien dakord me njëri-tjetrin.