Nëse bëni pjesë në mesin e 86 për qind të të rriturve që keni pirë ndonjëherë një pije, shancet janë që të keni marrë pjesë vetëm për t’u çlodhur ose për t’u ndier më i qetë shoqërisht. Ose ndoshta, si shumë njerëz që ndihen të shqetësuar ose të trishtuar, ju po shpresonit të ndryshonit humorin tuaj. Por ne po ju themi se fillimi i vitit të ri është koha e përkryer për të hedhur një vështrim të ri mbi rolin e alkoolit në jetën tuaj.
Alkooli është menjëherë ‘shpërblyes’, në varësi të shpejtësisë së pirjes dhe rritjes së alkoolit në gjak dhe nga ana tjetër është relaksues dhe frenues. Por shumica e njerëzve nuk e vlerësojnë se ndërsa efektet e këndshme të alkoolit janë pothuajse të menjëhershme, efektet negative vonohen shpesh me disa orë apo edhe disa ditë. Dhe kjo vonesë kohore e bën të vështirë për të parë lidhjen midis alkoolit dhe efekteve të tij negative.
Mjeku Richard A. Friedman tregon:
Një pacient i imi, një burrë në mesin e të 40-tave, të cilin po e trajtoja për depresion dhe rikthimin e pagjumësisë, pas shumë javësh pati përmirësim mjaft të fortë. E pyeta nëse kishte ndonjë stres në punë dhe në shtëpi, por ai këmbënguli se nuk kishte ndodhur asgjë shqetësuese. Pastaj pyeta për konsumimin e tij të alkoolit dhe zbulova arsyen pse disponimi i tij ishte ashtu. Pasi ndërpreu pirjen e tij në fillim të trajtimit me nxitjen time, ai kishte rifilluar zakonin e tij të zakonshëm prej dy deri në tre gota verë në darkë sapo filloi të ndihej më mirë. Ai nuk më tha për këtë. Kur i shpjegova se alkooli kishte efekte depresive dhe ishte fajtori i mundshëm në rikthimin e tij, ai ishte skeptik.
Ai më thoshte:
Është relaksues, doktor dhe më ndihmon të çlodhehem pas punës.
Kështu që doktori i propozoi atij një eksperiment:
Ndaloni së piri gjatë fundjavës dhe le të shohim se çfarë do të ndodhë me disponimin tuaj të hënën.
Ai ishte habitur nga rezultatet. Gjumi i tij u normalizua dhe disponimi i tij ishte dukshëm më i mirë. Nuk ishte vetëm se ai nuk ishte në dijeni se alkooli i kishte prishur humorin dhe gjumin, ai kishte filluar të pinte më shumë çdo natë për t’iu kundërvënë vetë ankthit të provokuar nga alkooli i natës së kaluar, duke krijuar një cikël të vetë-qëndrueshëm të depresionit, ankthit dhe pijes. Nuk është e nevojshme të vuani nga depresioni klinik ose të keni një çrregullim ankthi për të përjetuar efektet negative të alkoolit. Ato ndodhin edhe me nivele të moderuara të konsumit të alkoolit, tipike për pirësit normalë socialë.