Auto & Moto

Zbuloni se sa makina elektrike qarkullojnë në të gjithë botën!

Numri i makinave elektrike po vazhdon të rritet me shpejtësi në mbarë botën, sipas hulumtimeve më të fundit të Qendres për Kërkimin e Energjisë Diellore dhe Hidrogjenit (ZSW), në Gjermani.

ZSW raportoi se ishin regjistruar rreth 42 milionë makina me motorë elektrikë në fund të vitit 2023, rreth 50% më shumë se një vit më parë. Kjo shifër përfshin automjete elektrike, hibride plug-in dhe automjete elektrike me një zgjerues rrezeje.

Sipas ZSW, në Kinë u regjistruan 23,4 milionë automjete elektrike të tilla më shumë se gjysma e stokut global. Në vendin e dytë renditet SHBA-ja me 4,8 milionë automjete elektrike.

Gjermania ndodhet në vendin e tretë me 2,3 milionë automjete elektrike, përpara Francës dhe Britanisë së Madhe me përkatësisht 1,6 dhe 1,5 milionë automjete elektrike.

Shifrat dominuese të makinave elektrike në Kinë nuk ka gjasa të ndryshojnë shumë në një afat të shkurtër, me një rritje në 60% krahasuar me vitin e kaluar dukshëm më e fortë se në tregjet e tjera kryesore.

“Iniciativa e qeverisë gjermane për të rritur promovimin e makinave të kompanive elektrike mund të jetë vetëm një hap i parë”-tha Andreas Püttner.  Ai sugjeroi heqjen e subvencioneve për automjetet konvencionale të tilla si avantazhi tatimor për naftën ose privilegji i makinës së kompanisë për motorët me djegie.

Ndërkaq, prodhuesit kinezë të makinave do të kapin një të tretën e shitjeve të automjeteve në botë deri në vitin 2030, sipas kompanisë konsulente “Alik Partners”. Kinezët do të rrisin kështu pjesën e tyre të tregut nga 21%, që kanë tani dhe parashikimet janë se ata do të shesin nëntë milionë automjete jashtë Kinës në vitin 2030. Ata reduktojnë kohën e zhvillimit për modelet e reja në dy vjet.