Substancat narkotike mund të qëndrojnë për një kohë të gjatë në gjakun, urinën dhe flokët tuaj. Një nga arsyet se përse testet e drogës janë të rëndësishme është se jo të gjitha drogërat pasi të konsumohen qëndrojnë brenda trupit në periudhë të njëjtë kohore. Kanabisi qëndron më së shumti në gjak e në urinë, përkatësisht 14 ditë, ndërsa në urinë 1 muaj dhe në flokë 3 muaj.
Më së paku në sistemin tonë qëndron droga e njohur LSD, e cila qëndron në gjak për 3 orë, në urinë për 3 ditë dhe gjithashtu në flokë për 3 ditë. Më poshtë keni listën e plotë të llojeve të substancave narkotike dhe të periudhave se sa orë qëndrojnë në gjak, sa ditë qëndrojnë në urinë dhe flokë.
Ndërkaq, përdorimi i kokainës ka mbërritur një nivel rekord. Ekspertët në Kombet e Bashkuara vlerësojnë se rreth 22 milionë njerëz e kanë marrë këtë drogë në vitin 2021, kjo është më shumë se popullsia e shtetit amerikan të New York-ut. Në Europë, kokaina është droga e dytë më e zakonshme në rrugë pas kanabisit. Substanca, e nxjerrë nga gjethet e kokës, është shumë problematike dhe mund të shkaktojë dëmtim të organeve, ndërsa e shtyn trupin në kufijtë e tij.
Studiuesit në Brazil kanë varur shumë shpresa tek një vaksinë e cila mund t’i frenojë përdoruesit të vazhdojnë të marrin lëndë narkotike e do t’ua ulte ndjeshëm atyre rrezikun e varësisë. Pas marrjes, kokaina arrin shpejt në tru nëpërmjet gjakut nga ku e stimulon trupin të lëshojë dopaminën, e këtu buron një ndjesi intensive euforie. Trupi bëhet hiperaktiv dhe nervoz.
Studiuesit brazilianë shpresojnë që vaksina e tyre të inkurajojë organizmin të prodhojë antitrupa që do të lidhen me drogën kur konsumohet dhe do ta bëjnë më të vështirë që substanca të kalojë nëpër gjak dhe në tru. Nëse kokaina nuk mund të arrijë trurin dhe ta stimulojë atë, përdoruesi nuk përjeton këtë eksperiencë dhe reagimet e trurit që nxisin të tilla dëshira stopojnë gjithashtu. Vaksina nuk është e destinuar për përdoruesit sporadikë.