Bota Health & Beauty Lifestyle

Zbuloni se sa baktere kanë këllëfët e jastëkëve në verë!

Ekspertët kanë zbuluar se djersitja gjatë natës mund të çojë në “strehimin” e mijëra baktereve në këllëfët e jastëkëve. “Këllëfët e jastëkut mund të konsiderohen më të pista se tualeti. Lajmi i mirë është se këto baktere ka shumë mundësi që të jenë te ju nga fillimi në fund, pra nuk janë shumë të dëmshme”-thotë mjekja Gareth Nye.

“Për sa i përket baktereve, disa studime kanë treguar se ka një koloni prej 17 mijë bakteresh në një këllëf jastëku, në krahasim me një ndenjëse tualeti”-shtoi Nye. Pas një jave nëse nuk i keni larë apo ndërruar këllëfët, në to mund të qëndrojnë rreth tre milionë baktere. Gjatë verës, shumë njerëz humbasin nga 500 deri në 700 milimetra djersë gjatë një nate, nga e cila rreth 200 milimetra mbetet te çarçafët apo pizhamet.

Nëse nuk lahen apo pastrohen në kohë, kjo çon në probleme të tilla si merimangat të cilat mund të shkaktojnë astmë apo alergji. “Një studim zbuloi se një jastëk tipik ka deri në 16 lloje të ndryshme kërpudhash që ndikojnë në shëndetin e njerëzve”-shton Nye.

Ekspertët pranojnë se njerëzit duhet ta lënë të lirshëm krevatin gjatë verës dhe të ndërrojnë shpesh çarçafët. Mjekja Nye sugjeron që të shmangni materialet prej poliesteri dhe t’i zëvendësoni ato me çarçafë prej pambuku që janë edhe më higjienikë. Të gjithëve u pëlqen të shtrihen në një shtrat të pastër dhe aromatik, por në fakt shumica e njerëzve nuk i ndërrojnë rregullisht çarçafët.

Larja e parregullt e tyre grumbullon merimangat e pluhurit, të cilat janë një problem i madh për ata që vuajnë nga alergjitë. Përveç kësaj, këto mikroorganizma mund të përkeqësojnë shëndetin e përgjithshëm të trupit, kanë treguar hulumtimet. Për shkak të detyrimeve, kohës së gjatë të tharjes, mungesës së kohës, shumë njerëz nuk i lajnë çarçafët aq sa duhet.