Me barnat kundër dhembjeve me bazë ibuprofeni apo paracetamoli nevojiten rreth 30 minuta që të ndikojnë nga momenti kur i keni pirë. Për gjysmë ore, tableta zbërthehet në stomak, në mënyrë që përbërësit aktivë mund të arrijnë në gjak. Nëse ibuprofeni përdoret si bar antiinflamator, te gjendjet kronike, siç është artriti, mund të prisni zbutje të konsiderueshme të simptomave pas tri javësh. Mirëpo, nëse pini ibuprofenin, mos harroni që ai patjetër duhet të merret ose gjatë ushqimit ose drejtpërdrejt pas ushqimit.
Ibuprofeni është një medikament që mund të blihet pa recetë dhe nuk është shumë agresiv për trupin. Por, kjo nuk do të thotë se është pa rrezik. Ashtu si të gjitha medikamentet, kutia përmban një listë të detajuar të efekteve anësore që mund të shkaktohen nga konsumimi i ibuprofenit. Për më tepër, ka rrethana të caktuara që mund të shtojnë pasojat negative të tij, siç është përzierja me produkte të tjera.
Përveç kësaj, këshillohet gjithmonë të konsultoheni me një mjek për t’u siguruar që nuk keni ndonjë alergji, intolerancë apo patologji specifike. Lista e gjërave që rekomandohet të mos përzihen me ibuprofen është e gjatë. Simptomat që mund të shfaqen variojnë nga dëmtimi i mëlçisë deri tek lodhja apo marramendja.
Nëse e pini në stomak të thatë, mund të shkaktojë irritim të lukthit. Nëse ju nevojitet diçka që do të ndikojë më shpejt, mund të provoni shurupet me bazë ibuprofeni apo paracetamoli. Mos prisni, por kërkoni ndihmë. Nëse ndjeni se po dhimbja po rritet, kërkoni kujdes mjekësor. Mos lejoni që dhimbja të përshkallëzohet. Sa më shpejt që të filloni trajtimin, aq më e lehtë do të jetë që ta mbani nën kontroll sëmundjen.