Film & Tv

Zbuloni se kur do të publikohet seriali për vëllezërit Menendez!

Monsters: The Lyle and Erik Menendez Story” do të publikohet në Netflix më 19 shtator. Seriali, i krijuar nga Ryan Murphy dhe Ian Brennan si vazhdim i ‘Monster: The Jeffrey Dahmer Story’ është sezoni i dytë i serialit të antologjisë së vërtetë të krimit, që do të ndjekë dënimin e vëllezërve Menendez në 1996 për vrasjet e prindërve të tyre.

Nicolas Alexander Chavez dhe Cooper Koch do të luajnë në serial si Lyle dhe Eric Menendez, ndërsa Jose dhe Mary Louise “Kitty” Menendez do të interpretohen nga Javier Bardem dhe Chloe Sevigny. Kasti përfshin gjithashtu Nathan Lane si Dominic Dunne, Ari Graynor si Leslie Abramson, Lelsy Grossman si Judalon Smith, ndër të tjera.

Në çështjen aktuale gjyqësore, pavarësisht argumentit të prokurorisë se Lyle dhe Eric Menendez vranë prindërit e tyre për të trashëguar pasurinë e familjes, ata pretenduan se vepruan nga frika pas vitesh abuzimi fizik, emocional dhe seksual. Ata vuajnë edhe sot dënimin e përjetshëm pa lirim me kusht.