Netflix ka njoftuar së fundmi se pjesa e dytë i “I am Georgina” për jetën e influencueses dhe partneres së Cristiano Ronaldos, do të ketë premierën më 24 mars. “I am Georgina 2” shënon rikthimin në ekran të modeles, nënës dhe biznesmenes, e cila këtë herë do të tregojë për jetën në Jaca, ku është rritur si fëmijë e deri në pjesëmarrjen në “Grammy Latine”.
View this post on Instagram
Ajo po ashtu në këtë dokumentar do të trajtojë edhe lindjen e binjakëve dhe vdekjen e njërit prej tyre. Në kopertinën e këtij dokumentari, Georgina shfaqet duke mbajtur në duar gjëra të ndryshme, e madje edhe një top futbolli.
“I am Georgina” është një reality show i prodhuar nga Komodo Studio për Netflix dhe në sezonin e tij të parë, i publikuar në janar 2022, ishte ndër 10 programet më të ndjekura në 62 vende, me 80 milionë orë të ndjekura në 28 ditët e para. Në edicionin e parë të shfaqjes, Georgina kishte folur më shumë rreth takimit të parë me Ronaldo-n, njohjes e po ashtu edhe për vitet e vështira që kanë kaluar së bashku.
Rikujtojmë, se së fundmi, Cristiano Ronaldo ka mohuar akuzat se ka tradhtuar Georgina Rodriguez me një influencuese venezuelas, duke i quajtur pretendimet të rreme. Blogerja, e cila quhet Georgilaya, ka bërë akuza pesë herë ndaj fituesit të “Topit të Artë” në rrjetet sociale. Ajo pretendon se ka fjetur me superyllin portugez në mars 2022.