Lifestyle

Zbuloni se ku fshihen mushkonjat gjatë dimrit…

A e keni menduar ndonjëherë se ku fshihen mushkonjat gjatë dimrit? Përgjigjen e jep ekspertja e Shëndetit Publik dhe Sëmundjeve Infektive të Universitetit Sapienza të Romës Alessandra della Torre. “Afër nesh, por në një lloj letargjie, në një fazë të quajtur diapauzë, ose thjesht të strukura në bodrumet tona. Në raste të tjera, të rriturat u zhdukën në të ftohtë, por i lanë vezët gati për t’u çelur në pranverë”,-shpjegon ajo.

Ka shumë lloje mushkonjash, të cilat i mbijetojnë dimrit. Ato që na bezdisin janë mushkonja e zakonshme (Culex pipiens) dhe mushkonja tigër (Aedes albopictus). E para është ajo “klasike” që na thumbon në muzg dhe na mundon natën.

Ajo është e pranishme në dy forma, ajo rurale (C. pipiens pipiens) dhe ajo urbane (C. pipiens molestus). Ajo rurale e kalon dimrin në diapauzë: një fazë ndalimi, në të cilën redukton metabolizmin dhe fshihet në mjedise të mbrojtura, si shpella apo strofulla kafshësh. Para diapauzës, femra ndalon së përdoruri gjakun për maturimin e vezëve (mushkonjat ushqehen me nektar, meshkujt as nuk pickojnë ) dhe në vend të kësaj e përdor atë për të grumbulluar rezerva energjie. Vetëm femrat mbijetojnë nga një vit në tjetrin. Meshkujt jetojnë disa javë, femrat zakonisht 4-6, por të fundit të lindur para dimrit hyjnë në diapazë dhe madje mbijetojnë 6 muaj.

Vazhdimi i specieve sigurohet, duke qenë se femrat kanë një organ në të cilin ruajnë spermatozoidet pas çiftëzimit, për t’u përdorur më vonë për fekondimin e vezëve. Forma urbane e Culex pipiens, ajo e pranishme në qytete, nuk hyn në diapauzë.  Vera është zyrtarisht sezoni i mushkonjave dhe ju bezdisin edhe kur jeni duke shijuar picën tuaj të preferuar. Ndërkaq, zinxhiri kanadez Pizza Pizza po krijon picën e parë që largon mushkonjat. Receta është pak e fortë dhe përfshin një përzgjedhje të përbërësve si hudhra, domate, speca djegës dhe qepë, të cilat dihet se largojnë mushkonjat.