Trupi juaj prodhon vitaminë D në mënyrë natyrale kur ekspozohet drejtpërdrejt në rrezet e diellit. Ju gjithashtu mund të merrni vitaminë D nga disa ushqime dhe suplemente për të siguruar nivele të mjaftueshme të vitaminës në gjakun tuaj. Vitamina D ka disa funksione të rëndësishme, ndoshta më të rëndësishmet janë rregullimi i përthithjes së kalciumit dhe fosforit dhe lehtësimi i funksionit të shëndetshëm të sistemit imunitar.
Marrja e mjaftueshme e vitaminës D ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e kockave dhe dhëmbëve. Mund të sigurojë gjithashtu rezistencë të përmirësuar ndaj sëmundjeve të caktuara. Vitamina D është një vitaminë e tretshme në yndyrë në një familje përbërësish që përfshin vitaminat D1, D2 dhe D3. Por, cilat janë benefitet që vijnë nga vitamina D?
Mungesa e vitaminës D gjatë shtatzënisë mund të bëhet shkak për të krijuar kushte të që çojnë në lindje të parakohshme. Nga ana tjetër ajo ka edhe një sërë vetish mbrojtëse, dhe kryesisht të mbrojtjes së placentës. Infeksionet mund të prekin edhe këtë organ dhe për këtë arsye vitamina D do të jetë tepër e rëndësishme, kjo pasi ajo përforcon sistemin imunitar natyral.
Mungesa e kësaj vitamine jo vetëm do të rriste rrezikun e infeksioneve, por edhe të lindjes me operacion çezarian. Sipas ekspertëve kjo mund të ndodhë për shkak të rritjes së presionit arterioz, por edhe nga reduktimi i fuqisë muskulare e cila shoqërohet nga mungesa e vitaminës D.
Sipas disa ekspertëve, mungesa e vitaminës D mund të provokojë një zbutje të kockave të kafkës, e cila në përgjithësi kurohet vetë dhe nuk ka nevojë për trajtime specifike. Por, nëse mungesa e vitaminës D është e pranishme edhe gjatë gji dhënies, mund të shkaktojë një reduktim të masës kockore, diabet të tipit 1 si edhe dobësim të sistemit imunitar tek foshnjat.
Duhet të dini se një mungesë e kësaj vitamine gjatë shtatzënisë do të ndikonte negativisht në zhvillimin e dhëmbëve të fëmijës. Gjithashtu gjatë gji dhënies dhe shtatzënisë organizmi kërkon një sasi më të madhe kalciumi, përthithja e të cilit favorizohet nga vitamina D. Pra mungesa e vitaminës D nuk do të ketë një ndikim negativ vetëm në kockat e fëmijës por edhe në shëndetin e nënës.