Health & Beauty

Zbuloni sa lehtë mund të keni flokë të drejtë, pa nevojën e piastrës!

Një maskë e mirë

Maska është ajo që na ndihmon më shumë për të arritur synimin tonë. Ne mund ta përgatisim edhe vetë atë duke përzierë tre lugë qumësht kokosi, një me vaj kokosi dhe një me vaj liri. Më pas me anë të një krëhëri e përhapim atë në flokë, duke u kujdesur që të mos prekim rrënjën. E lëmë të veprojë për dhjetë minuta dhe pastaj bëjmë një shpëlarje të bollshme.

Vaji i farave të lirit në flokë të thatë

Mund të përdorim disa pika në flokë të thatë. Është një ristrukturim i shkëlqyeshëm, por gjithashtu një anti-frizz i testuar dhe i përdorur gjerësisht.

Tharja e flokëve

Nëse nuk kemi flokë të butë, duhet të përdorim tharëse flokësh. Edhe në verë ne duhet t’i lagim flokët shumë mirë dhe më pas të fillojmë të thahemi. Lloji i furçës është i rëndësishëm. Duhet të jetë e madhe dhe e rrumbullakët. Ne mbështjellim në të flokët dhe fillojmë t’i thajmë që nga rrënja.

Nëse zbatojmë këto tre hapa, ne mund të patentojmë sekretin tonë personal për flokë përsosmërisht të drejtë, por pa pasur fare nevojëm e pjastrës. Provojeni dhe nuk do të zhgënjeheni!