Live From Tirana Showbiz

Zbuloni personazhin VIP që ka fituar më shumë ndjekës në Instagram këtë javë…

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave…

Roza Lati kohët e fundit nuk ka qenë shumë aktive nëpër intervista televizive, por vëmendja ka kaluar tek jeta e saj romantike. Thuhet se moderatorja është në një marrëdhënie me Xhonatan Islamin. Roza numëron sërish 847K ndjekës, njësoj si javën e kaluar.

Pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP 3”, Ilnisa Agolli rikthehet sërish në ekranin e Top Channel. Këtë herë me një emision të sajin. Podcasti “Flet” me Ilnisa Agolli në Top Channel dhe Top Albania Radio, një hapësirë ku fjala takohet me njeriun. Me të ftuar nga fusha të ndryshme; nga politika, kultura, arti dhe jo vetëm. Ilnisa këtë javë ka fituar 1 mijë ndjekës dhe numëron tani 133K.

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka bërë me dije se albumi i saj i fundit, “The Absolute Vol. II”, do të publikohet më 12 dhjetor. Ky projekt muzikor i përbërë nga 12 këngë pritet të tërheqë vëmendjen e fansave dhe të audiencës së gjerë, duke përfshirë disa bashkëpunime të veçanta. Dafina këtë javë nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve dhe numëron sërish 2 milionë fansa në Instagram.

Ashtu siç dhe jemi mësuar tanimë, “Portokalli” sjell çdo javë personazhe të famshëm nga fusha të ndryshme të artit. Vesa Luma ka ardhur këtë të diel në petkun e aktores, por sigurisht dhe duke performuar hitet e saj, ku mori të gjithë dashurinë e publikut. Këngëtarja ka fituar këtë javë 1 mijë ndjekës dhe tashmë numëron 215K.

Mc Kresha, një nga reperët më të dashur dhe më me emër në tregun tonë muzikor, vazhdon të jetë mjaft aktiv në projekte të reja. Këtë javë ai ka fituar 2 mijë fansa më shumë në Instagram, nga 487K, tani numëron 489K.