Sara Hoxha u njoh fillimisht në publik si partnerja e reperit shumë të njohur dhe të pëlqyer Ledri Vula. Mirëpo, bukuroshja arriti të fitojë zemrat e ndjekësve menjëherë sapo u bë një figurë politike. Duke ja nisur me thjeshtësinë e saj dhe postimet ‘funny’ në rrjete sociale, Sara ka arritur të fitojë mbi 350 mijë ndjekës në Instagram.
Famën që ka marrë nga rrjetet sociale, përveçse me reklama, ajo ka vendosur ta shfrytëzojë edhe duke i hyrë botës së biznesit. Së fundmi, ka treguar se do bashkëpunojë me një blogere mjaft të njohur në Shqipëri dhe bëhet fjalë pikërisht për Sara Karaj e cila ka linjën e saj kozmetike. Këtë e ka bërë me dije para pak muajsh, por duket se planet e saj ishin shtyrë. Në fillim u mendua se linja e saj kozmetike do të lançohej në muajin dhjetor, por për arsye që nuk dihen ende, burime për Prive zbuluan se ky projekt është shtyrë për vitin e ardhshëm.
Mirëpo, kur thamë vitin e ardhshëm, bëhet fjalë për ditën e parë të 2021-shit! Këtë e ka bërë me dije vetë bukuroshja, e cila me anë të ‘Ask-u’ të bërë pak ditë më parë me ndjekësit e saj ka zbuluar jo vetëm detaje rreth sipërmarrjes së saj më të re, por dhe datën e lançimit.
Mirëpo, ditën e djeshme Sara organizoi festën para lançimit të linjës me shumë të ftuar VIP që ishin aty për të mbështetur Sarën në këtë sipërmarrje të re të sajën. Me anë tëdisa fotove, nga vetë personazhet e famshëm të ftuar duke dhe ambienti ku u organizua festa për promovimin e ‘Skosmetics’.
Disa nga të ftuarit VIP, kanë qenë stilisti i njohur Niko Komani, bashkëprezantuesja e “Goca dhe Gra” Tea Trifoni, Ronela Hajati, modelja seksi Arta Nitaj, Jona Spahiu, Isida Mollaymeri e të tjerë.