Së fundmi thuhet se Tom Cruise po mëson që të drejtojë një aeroplan ushtarak i cili i përket Luftës së Dytë Botërore me nofkën ‘The Widowmaker’ dhe do të jetë pjesë e disa skenave gjatë xhirimeve të filmit tjetër të ‘Mission Impossible’. Aktori 59-vjeçar thuhet se ka mësuar se si të përdorë një Boeing Stearman Model 75 të vitit 1943 pasi përfundoi së fundmi xhirimet në Mission: Impossible 7.
Një burim i tha ‘The Sun’ se:
Tom kishte filluar të mësonte të fluturonte me një aeroplan Boeing Stearman në fillim të këtij viti për një skenë të filmit në xhirimet e Mission: Impossible 8.
Padyshim që është një detyrë shumë që kërkon shumë zotësi dhe aftësi, por si zakonisht aktori nuk ka në plan që të ndalet aspak në lidhje me këto angazhime të reja. Xhirimet e filmit ‘Mission: Impossible 7’ sapo janë mbyllur dhe Tom nuk i ka kushtuar aspak kohë vetes së tij.
Ndërkohë që xhirimi i filmit me metrazh të gjatë, i titulluar paraprakisht “Vyzov” (“Sfida” ose “Thirrja”, në rusisht), do të shfaqë një mjeke të dërguar në hapësirë për të shpëtuar jetën e një kozmonauti në vështirësi dhe do të jetë filmi i parë në orbitë do të jetë një përvojë që do të pasurojë njohuritë kinematografike dhe hapësinore.
Ky mision filmik në orbitë u njoftua në muajin shtator, disa muaj pasi NASA zbuloi një projekt të ri filmik me aktorin e njohur amerikan Tom Cruise. Administratori i atëhershëm i NASA -s, Jim Bridenstine u shpreh se:
Ne kemi nevojë për media popullore për të frymëzuar një brez të ri inxhinierësh dhe shkencëtarësh për t’i bërë realitet planet ambicioze të NASA-s.
Postimi në Twitter pasoi një raport se Cruise po punonte me Musk, themeluesin e SpaceX, për të bërë atë që do të ishte filmi i parë artistik i xhiruar në hapësirë.