“Dancing with the Stars” është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.
“Dancing With The Stars”, show-n magjik i kërcimit, i cili u mirëprit nga shqiptarët në të gjithë botën, pasi jo vetëm gjatë transmetimit live, por edhe klikimet në Youtube dhe ndjekësit në Instagram e vërtetojnë këtë. Edhe nata e sotme padyshim që është një garë mjaft e fortë mes konkurrentëve.
I eleminuari i kësaj jave është deputeti Saimir Koreshi dhe partnerja e tij në kërcim, Livia. Rikujtojmë se, përpara një jave, produksioni i “Dancing With the Stars” mori vendim për Saimir Korreshin, i cili ka thyer krahun më këtë rrugëtim dhe uk mundi të performojë. Theksojmë, nëse me rekomandim nga mjeku, është e detyrueshme që të pushohet vetëm një javë.
Edhe pse ky incident ndoshi, Korreshi shprehu dëshirën për të garuar, por mesa duket ky vendim i tij nuk ka qenë shumë i suksesshëm, pasi performanca e tij e kësaj jave u vlerësua me pikë të ulëta.