Një ndarje mund të jetë tepër e vështirë, por imagjinoni pak sa e komplikuar është për dy personazhe publike të ndahen dhe sytë e gjithkujt të jenë të drejtuar nga ata. Fansat mund të ndihen të zhgënjyer e të lënduar, ndaj veç dhimbjes së ndarjes ata duhet të menaxhojnë edhe këtë situatë. Mirëpo, ka nga ata personazhe të showbiz-it të cilët jo thjesht e menaxhojnë më së miri, por arrijnë edhe të bëhen miq me ish-të dashurin.
Brad Pitt dhe Jennifer Aniston
Këtë listë e kryeson Brad Pitt dhe Jennifer Aniston, një çift që arriti të tërheqë vëmendjen e të gjithëve kur ishin bashkë, e shumë më tepër pas ndarjes së tyre. 14 vite më vonë, ata u panë së bashku në “SAG Awards”, ndërkohë që në shkurt të vitit 2019, Brad ishte te 50-vjetori i Jennifer.
Kylie Jenner dhe Travis Scott
Një tjetër ish-çift shumë i dashur për fansat janë Kylie Jenner dhe Travis Scott. Vërtet është e vështirë të rrini miq me ish-partnerin tuaj, mirëpo kjo është zgjidhja më e mirë kur mes jush është një fëmijë. Prindërit e vogëlushes Stormi, u ndanë në tetor të vitit 2019 dhe vazhdojnë të shihen nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck
Çifti i fundit nga showbiz-i i huaj është Jennifer Lopez dhe Ben Affleck. Ata u fejuan në vitin 2002 dhe njiheshin për botën si “Bennifer”. Ata do të martoheshin në vitin 2003, mirëpo, martesa e tyre u shtye, derisa ata u ndanë përfundimisht në janar të vitit 2004.
Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri
Ndërkohë, nga ish-çiftet shqiptare, që mbeten miq me njëri-tjetrin, përmendim Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri. Dyshja u ribashkua në skenë në vitin 2016, pas shumë kohësh që nuk flisnin me njëri-tjetrin. Tanimë, ata janë miq dhe lidhjen e tyre ia kanë lënë së shkuarës.
Soni Malaj dhe Mirko Luccarelli
Një tjetër dyshe shumë e dashur për publikun, që pas ndarjes mbeten miq të mirë, janë këngëtarja Soni Malaj dhe balerini italian, Mirko Luccarelli. Ata u njohën në “Dancing with the stars” dhe kanë një vajzë të quajtur Anna. Pas një historie dashurie shumë të përfolur, dhe pas një ndarjeje që bëri bujë, tanimë dyshja janë miq të mirë me njëri-tjetrin.
Rudina Dembacaj dhe Aleksandër Varfaj
Moderatorja e njohur Rudina Dembacaj i ka dhënë fund martesës së saj tre-vjeçare me bashkëshortin Aleksandër Varfaj. Dyshja ka një vajzë të quajtur Viktoria dhe duket se kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët dhë mbeten miq me njëri-tjetrin edhe pas ndarjes.