Një dentist i njohur nga Leeds, Dr. Ferakh Hamid, ka zbuluar dy gabime të zakonshme që shumë njerëz bëjnë gjatë larjes së dhëmbëve, të cilat mund të kontribuojnë në zverdhjen e tyre. Në një intervistë për Aesthetique Dental Care, ai theksoi se këto zakone lehtësisht të shmangshme mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin oral dhe estetikën e dhëmbëve.
Larja e thatë
Një nga gabimet më të zakonshme është larja e dhëmbëve pa e lagur më parë furçën e dhëmbëve, e njohur ndryshe si “larja e thatë”. Dr. Hamid shpjegon se shumë njerëz besojnë se ky metodë ndihmon në heqjen e njollave, por realiteti është ndryshe.
Lagia e furçës ndihmon në shpërndarjen efektive të pastës për dhëmbë, duke përmirësuar procesin e pastrimit. Kur furça është e thatë, pasta nuk shpërndahet mirë, duke rezultuar në dhëmbë më të zbehtë dhe me pamje më të verdhë.
Larja pas ushqimeve acidike
Gabimi i dytë që Dr. Hamid thekson është larja e dhëmbëve menjëherë pas konsumimit të ushqimeve ose pijeve acidike, si lëngjet e frutave, vera dhe agrumet. Këto acide mund të dëmtojnë smaltin e dhëmbëve, duke e bërë atë më të dobët.
Larja e dhëmbëve menjëherë pas konsumimit të ushqimeve acidike mund ta përkeqësojë këtë dëmtim dhe të ekspozojë dhëmbët e verdhë poshtë
Ai rekomandon të prisni të paktën një orë pas konsumit të këtyre ushqimeve për të lejuar që smalti të rikuperohet.
Një tjetër dentist ka bërë xhiron nëpër rrjete disa kohë më parë duke paralajmëruar kundër përdorimit të pastës për zbardhje dhëmbësh. Edhe pse ato mund të japin një ndjenjë fillestare të zbardhjes duke pastruar smaltin e errët, përbërësit gërryes në këto produkte mund të dëmtojnë smaltin me kalimin e kohës, duke nxjerrë në pah dentinën e verdhë.
Këto këshilla vijnë në një moment kritik për sistemin e kujdesit dentar në Mbretërinë e Bashkuar. Të dhënat e fundit tregojnë se vetëm 40% e të rriturve në Angli kanë vizituar një dentist të NHS-së në dy vitet e fundit, një rënie e dukshme nga 50% para pandemisë. Po ashtu, vizitat e dentistëve për fëmijët kanë pësuar një rënie të ngjashme. Kjo situatë është e lidhur me pandeminë, por ekspertët sugjerojnë gjithashtu se shumë dentistë e shohin punën në NHS si më pak fitimprurëse krahasuar me praktikën private, duke rezultuar në reduktimin e shërbimeve të ofruara.
Duhet thënë, rëndësia e informimit për zakonet e duhura të higjenës orale bëhet edhe më e madhe, duke kontribuar kështu në shëndetin dhe estetikën e dhëmbëve të popullsisë.