Food & Drink Health & Beauty

Zbuloni dozën ditore të fibrës që ju duhet kundër sëmundjeve të zemrës!

FUshqimet e pasura me fibër ofrojnë mbrojtje kundër sëmundjeve të zemrës, goditjeve në tru, problemeve me tretjen etj. Fibra mundet të zvogëlojë rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit dy dhe ndihmon në mbajtjen nën kontroll të peshës. Fibrën e gjejmë në dy lloje; të tretshme dhe të patretshme. E para ndihmon në uljen e kolesterolit dhe sheqerit në gjak ndërsa e dyta përmirëson tretjen dhe parandalon konstipacionin.

Ekspertët këshillojnë konsumimin e 25 deri ne 30 gramë fibër në ditë, të përfituar nga ushqimet dhe jo nga suplemente. Bizelet janë shumë të mira për shëndetin falë përmbajtjes së madhe të fibrës. Gjysmë gote me bizele përmbajnë 3-4 gramë fibër. Përveç saj, bizelet përmbajnë proteinë dhe shumë vitamina dhe minerale si fosfori, kalciumi, apo mangani. Për më tepër, bizelet përmbajnë pak yndyrna.

Thjerrëzat janë të pasura me fibër, të tretshme dhe të patretshme. Ato përmbajnë një sasi domethënëse proteinash dhe përbëjnë një burim të shëndetshëm bimor të saj. Thjerrëzat përmbajnë folat, magnez, hekur dhe zink. Ato ofrojnë antioksidantë siç janë vitaminat A dhe C. Fasulet janë të pasura me fibër të tretshme dhe të patretshme. Gjysmë gote me fasule përmban deri në 7 deri në 8 gramë fibër. Ato janë një burim i shkëlqyer antioksidantësh, vitaminë B6, thiaminë, acid pantotenik dhe niacin.

Këto bishtajorë ofrojnë disa minerale si mangani, hekuri, folati, magnezi, kaliumi dhe fosfori. Avokado është një ushqim kremoz dhe i pasur me fibër që duhet ta konsumoni patjetër. Avokado përmban yndyrna të shëndetshme, vitaminat B C, E dhe K, por edhe bakër, hekur, fosfor, proteinë dhe folat. Mjedra është tejet e pasur me fibër, një pjesë e tretshme në formën e pektinës që ul kolesterolin. Një gotë me mjedra ka rreth 8 gramë fibër. Këto fruta të vogla pylli janë të pasura me vitaminën C, kompleksin e vitaminave B, mangan, bakër, magnez dhe hekur.

Tërshëra është një burim i shkëlqyer i fibrës, sidomos asaj të tretshme e njohur si beta-glukan që ka një ndikim të jashtëzakonshëm në sheqernat në gjak dhe kolesterol. Tërshëra është një nga drithërat më të shëndetshme në planet. Ajo është me proteina dhe ushqyes si hekuri, magnezi, seleniumi, folati dhe acidet yndyrore Omega-3. Tërshëra përmban edhe fitoushqyes dhe antioksidantë. Bajamet janë një ndër arrorët më të shëndetshëm, të pasur me fibër të tretshme dhe të patretshme. Ato kanë një profil të pasur ushqyesish. Ato përmbajnë proteinë, vitaminë E, mangan, magnez, bakër, vitaminë B2 dhe fosfor.