Hëna e Gjuetarit, superhëna e tretë e vitit 2024, pritet të lindë më 17 tetor. Sipas raportimeve, ajo do të jetë rreth 357,364 kilometra nga Toka, duke e bërë këtë hënë më të afërt me planetin tonë për këtë vit.
Superhëna duket rreth 30% më e ndritshme dhe gati 15% më e madhe se një hënë e zakonshme në pikën e saj më të largët. Në momentin e lindjes, Hëna e Gjuetarit do të jetë gjithashtu në mes të Saturnit dhe Jupiterit, dhe tre netë më vonë, më 20 tetor, do të shfaqet pranë Jupiterit.
Ky emër, Hëna e Gjuetarit, e ka origjinën në traditat e gjuetarëve, të cilët e shihnin atë si një sinjal për t’u përgatitur për dimrin e ardhshëm. Ajo gjithashtu do të jetë hëna e parë e plotë e vjeshtës për këtë vit, ndërsa hëna e fundit e plotë do të ndodhi më 15 nëntor 2024.