Celebrities Gossip Showbiz

Zbuloni ç’mendon Kim Kardashian për thashethemet se Kanye dhe Irina janë në një lidhje!

Lajmi se Kim Kardashian dhe Kanye West janë ndarë, shumë shpejt u harrua, pasi vëmendjen e fansave po e merr lidhja e mundshme e Kanye me Irina Shayk. Së fundmi, dyshja u pa në shoqërinë e njëri-tjetrit, gjatë ditëlindjes së Kanye.

Me siguri, të gjithë fansat ishin në pritje të një përgjigjeje të Kim. Duket se kjo e fundit nuk është aspak e shqetësuar në lidhje me thashethemet. Ajo nuk ka reaguar publikisht në lidhje me ta, por mediat e huaja raportojnë se asaj nuk i intereson aspak kjo gjë, dhe është totalisht indiferente.

Kim ka dëgjuar për thashethemet për një lidhje të mundshme mes Kanye dhe Irina, dhe asaj nuk i intereson. Nëse nuk ka ndikim te fëmijët e saj, ajo nuk e ka problem nëse Kanye del me dikë.

Një tjetër burim i huaj konfirmon të njejtën gjë. Duket se vërtet Kim nuk dëshiron të përfshihet në këtë temë.

Irina dhe Kim nuk e njohin njëra-tjetrën, kështu që Kim s’e ka problem se me kë del Kanye.

Fansat megjithatë me siguri janë në pritje të një përgjigjeje publike nga Kim në rrjetet e saj sociale. Kujtojmë, se ajo nuk nguroi ta uronte në një mënyrë shumë të ëmbël publikisht për ditëlindje ish-in e saj në Instagram.