Botë e Çuditshme Celebrities Gossip Showbiz

Zbuloni cila është vajza që bëri 500,000 dollarë nga një meme!

Zoe Roth, tani një studente në Karolinën e Veriut, planifikon të përdorë të ardhurat e ankandit NFT të këtij muaji për të shlyer pagesat e shkollës së studentëve e për të dhuruar për bamirësi.

Emri Zoe mund të mos ju kujtojë gjë, por më besoni se fotoja e saj do t’ju sjellë shumë kujtime.

Në një mëngjes të shtune, në vitin 2005, kur Roth ishte 4 vjeç, familja e saj rastëshisht u ndodh pranë një shtëpie e cila kishte marrë zjarr, në lagjen e tyre në Mebane, N.C.

Zjarrfikësit e  kishin vendosur flakën qëllimisht , si një zjarr i kontrolluar, kështu që ishte një ngjarje e qetë: Fqinjët ishin mbledhur të gjithë aty dhe zjarrfikësit i lejonin fëmijët të ndihmonin në fikjen e zjarrit.

Znj. Roth u shpreh se po shikonte flakët në momentin kur babai i saj, një fotograf amator, i kërkoi  të buzëqeshë. Me flokë të shpupëritur dhe një pamje të çuditur në sytë e saj, vogëlushja ndezi një buzëqeshje djallëzore teksa zjarri vijonte pas saj.

Nga kjo foto lindi një meme, e cila u bë e njohur me emrin “Disaster Girl”, pra “Vajza e Katarstrofës”.

Ndër vite, babai i Zoe,  ka marrë pjesë në një konkurs  fotografie në vitin 2007 dhe fitoi.  Imazhi është përdorur  në katastrofa të ndryshme që kanë bërë histori, duke nisur me zhdukjen e dinosaurve e deri tek mbytja e Titanikut.

Kohët e fundit, pas më shumë se një dekade, imazhi i saj është përpunuar shumë, prandaj ajo vendosi të shesë foton origjinale për gati gjysmë milioni dollarë.

Tregu për të drejtat e pronësisë ndaj artit dixhital dhe mediave të njohura si NFT, po shpërthen. Të gjitha NFT, përfshirë meme “Disaster Girl” sapo shitet, vuloset  me një copë unike të kodit dixhital që shënon origjinalitetin e tyre dhe ruhet.

Në një intervistë, Roth tha se shitja e memes ishte një mënyrë që ajo të merrte kontroll mbi një situatë për të cilën është ndjerë e pafuqishme që kur ka qenë në shkollë fillore. Para marrjes së vendimit për shitje, ajo  u këshillua me personazhe të tjerë, të cilët janë pjesë e memeve më të famshme, një ndër ta “Bad Luck Brian”,  Kyle Craven dhe Laney Griner, nëna e “Success Kid.”

“Është e vetmja mënyrë që mund të vepojmë me memet për të marrë kontroll,” është shprehur Zoe.

Memet e “Disaster Girl” janë përhapur gjerë. Një herë, një grup nga Polonia kërkoi leje për të përdorur memen për materiale edukative në lidhje me një gjuhë indigjene që po vdes.

“Më pëlqen t’i shoh memet e krijuara, sepse nuk do t’i bëja kurrë, asnjërën  prej tyre vetë, por më pëlqen të shoh se sa krijues janë njerëzit.  Gjithmonë gjehet  një mënyrë për ta përshtatur me çfarëdo lloj të keqe të tmerrshme që po ndodh, kështu që unë kam qeshur me shumë prej tyre.”

Zoe Roth, tani 21 vjeç, që studion paqen, luftën dhe mbrojtjen. Ajo kurrë nuk është njohur si “Disaster Girl” plotësisht, por shumica e miqve dhe të njohurve e dinë famën e saj. Ajo u shpreh se:

Njerëzit që janë në meme dhe bëhen  viralë është një gjë, por vetëm mënyra se si interneti ka mbajtur foton time duke i dhënë shumë rëndësi, është e çuditshme për mua. Unë jam shumë mirënjohës për tërë përvojën.

Ajo shtoi se shpreson të bëjë diçka më ndryshe, që meme e saj të dali e dyta në kërkimin në ‘Google’.

Pas diplomimit, Znj. Roth planifikon të marrë një vit pushim para se të ndjekë një master në marrëdhënie ndërkombëtare. Ajo tha se do të dhuronte pasurinë, e cila është akoma në formë kriptomonedhe, për bamirësi dhe për të shlyer kreditë e saj studentore.

Njerëzit që janë në meme nuk kanë shumë vend për zgjedhje, interneti është i madh. Pavarësisht nëse keni një përvojë të mirë apo një përvojë të keqe, thjesht duhet ta shfrytëzoni sa më shumë.

Ben Lashes, i cili menaxhon Roths dhe yje memesh të tjerë, përfshirë “Nyan Cat”, “Grumpy Cat”, “Kat Keyboard”, “Doge”, “Success Kid”, u shpreh se klientët e tij kishin bërë mbi 2 milion dollarë në shitje NFT.

Ai tha se shitjet kishin ndihmuar në krijimin e memeve si një formë të sofistikuar arti dhe ‘pjesë serioze të kulturës’.

Unë mendoj se në çdo kohë ju mund të gjeni një koleksionist – pavarësisht se cili është çmimi – i cili respekton artin që qëndron pas tij dhe do ta ushqejë atë, kjo është një shitje e suksesshme, qoftë  200 ose 300.