Zbuloni çfarë do dhe nuk do një Akrep!

Karakteri i një Akrepi përfshin fjalë të tilla si: forcë, enigmë, pavarësi, intensitet dhe karizëm. E dimë, një Akrep është pothuajse i parezistueshëm dhe që të mos mundohesh shumë për ta bërë për vete, të tregojmë çfarë pëlqen dhe çfarë jo një Akrep.

Për çfarë shkrihet një Akrepi?

Hmm, e nisim me gjëra misterioze si: dokumentarë dhe podkaste krimi, filma psikologjikë dhe thriller, apo histori interesante për krime të tmerrshme. Sado e frikshme të duket, Akrepi e pëlqen, ndaj ja ku ta dhaë edhe një ide për filmin në Netflix, për takimin e radhës. 😉

Kur njerëzit vërejnë detajet.

Kur njerëzit s’ia marrin humorin e zi seriozisht.

Kur njerëzit i lënë hapësirë që të marrë kohën e vet, për të krijuar një raport me dikë.

Kur njerëzit kanë një mendim autentik mbi një situatë të caktuar.

Gjërat e rrezikshme, mundësisht që kanë lidhje me seksin.

Çfarë s’ka qejf Akrepi?

Bisedat e vakëta, pa kuptim.

Opionionet që ndryshojnë shpesh.

Kur njerëzit ndërrojnë mendje dhe plane.

Kur njerëzit krijojnë drama.

Pabesinë. Nëse nuk tregohesh besnik ndaj një Akrepi, do e paguash shtrenjtë.

Njerëzit që ngatërrojnë “sinqeritetin” me “gjykimin”.

Ja, kjo ishte lista. Tani, shih e bëj vetë.