Celebrities

Zbuloni 10 personazhet e famshëm që refuzojnë të kenë rrjete sociale

Rrjetet sociale sot konsiderohen një pjesë mjaft e rëndësishme e ditës së gjithkujt prej nesh. Ato na mundësojnë të jemi më pranë njëri-tjetrit e të mësojmë shumë gjëra përmes fotove e njoftimeve. Sigurisht, ata që kanë më shumë interes publik janë personazhet e famshëm. Megjithatë, janë disa prej tyre të cilët refuzojnë të ndajnë gjithçka me fansat dhe dëshirojnë pak më shumë privatësi e për rrjedhojë nuk kanë rrjete sociale.

Emma Stone

Aktorja e famshme, protagoniste e filmit “Spiderman”, nuk ka rrjete sociale dhe as nuk ka dëshirë t’i hapë ato së shpejti. Ajo zbuloi tek Jennifer Lawrence se nuk do të ishte aspak mirë për të, të mësonte gjithçka që ndodh në rrjetet sociale. Ajo shprehet se nëse njerëzit duan të jenë pjesë ë botës virtuale kjo është diçka e mirë për ta, por jo për të.

Robert Pattinson

Robert Pattinson, aktori i ‘Twilight’ është një tjetër personazh që refuzon t’i bashkohet rrjeteve sociale. Ai ka treguar se vetëm në momentet më të vështira të jetës së tij, ka menduar të hapë këto platforma. Edhe pse kjo nuk ka ndodhur, ai shprehet se i pëlqen Twitter dhe i hedh një sy herë pas here.

Kristen Stewart

Kristen Stewart, një tjetër aktore e ‘Twilight’, nuk ka rrjete sociale. Ajo nuk është aspak kundër rrjeteve sociale në përgjithësi. Arsyeja kryesore që e bën Kristen të marrë këtë vendim, është reagimi i fansave. Ajo nuk është gati të lexojë çdo koment apo mesazh të tyre, pasi jo çdokush mund të jetë dashamirës.

 

Brad Pitt

Një tjetër personazh publik që i bashkohet kësaj liste është Brad Pitt. Ai nuk ka rrjete sociale, pasi nuk e ka ndierë nevojën të shpenzojë kohën e tij duke i menaxhuar ato. Megjithatë, Brad shprehet se do ta kishte dashur të ishte pjesë e botës virtuale në rininë e tij. Një gjë është e sigurt; nëse ai do të kishte patur Instagram, ndjekësit do të ishin të panumërt!

 

George Clooney

Clooney është shprehur se nuk e ka menduar kurrë të hapë një rrjet social. Sipas tij, fansat nuk kanë pse të dinë gjithçka që bëjnë personazhet e famshëm. Madje ai thekson se një postim i thjeshtë në rrjete sociale, mund t’i prishte imazhin madje dhe t’i kushtonte karrierën e tij.

Kate Winslet

Kate Winslet, protagonistja e “Titanik”-ut, nuk është bërë pjesë e botës virtuale. Ajo zbulon se kjo është një zgjedhje e të gjithë familjes, pasi askush prej tyre nuk ka rrjete sociale. Ajo nuk mendon se ato mund të zëvendësojnë kontaktin e drejtpërdrejtë. Ndaj, preferon të telefonojë dikë dhe ta takojë, se sa t’i shkruajë në rrjete sociale.

Ashley dhe Mary-Kate Olsen

Ashley dhe Mary-Kate Olsen, janë binjaket që veç pasionit të tyre për modën dhe aktrimin, ndajnë edhe një të përbashkët tjetër. Ato refuzojnë të kenë rrjete sociale, dhe shprehen se përveç karrierës profesionale, detajet e tjera të jetës së tyre dëshirojnë t’i mbajnë private. Ato duan ta ruajnë privatësinë, dhe rrjetet sociale nuk e ndihmojnë aspak këtë  vendim.

Daniel Radcliffe

Daniel Radcliffe, ose siç e njohim të gjithë, Harry Potter, nuk ka aspak dëshirë të jetë pjesë e rrjeteve sociale. Ai nuk dëshiron të lexojë komente negative për veten e tij nga të panjohur. Daniel është i sigurt se nuk do të qëndronte duarkryq por do të niste debate me këdo që e fyente.

Sandra Bullock

Aktorja e famshme nuk ka rrjete sociale, megjithatë ia lë rrugën e hapur të ardhmes. Ajo shprehet se nuk do të ishte aspak e shëndetshme për të, të ishte pjesë e botës virtuale. Megjithatë, nëse fëmijët e saj do të hapin rrjete sociale, kjo mund ta shtyjë atë të bëjë të njejtën gjë.

Scarlett Johansson

Aktorja nuk ka aspak dëshirë të jetë pjesë e rrjeteve sociale. Asaj i duket mjaft e lodhshme të shpërndajë çdo ditë pjesë nga jeta e saj në internet. Scarlett tregon se momenti i vetëm kur ajo e përdor internetin është kur sheh memet e lidhura me ‘The Avengers’.

Më e çuditshmja është se VIP-at që janë pjesë e kësaj liste duket se janë të lodhur nga vëmendja dhe komentet rreth tyre, e do t’i qëndrojnë për shumë gjatë ende botës virtuale.