Botë e Çuditshme

Zbulohet zvarraniku i lashtë në Argjentinë!

Shkencëtarët argjentinas së fundmi kanë zbuluar një specie të re të një zvarraniku të madh fluturues të quajtur “Dragoi i vdekjes” që jetoi 86 milionë vjet më parë së bashku me dinosaurët. Sipas studiuesve, zvarraniku kishte një gjatësi prej 9 metrash.

Ekipi i paleontologëve zbuloi fosilet në malet e Andeve në provincën perëndimore të Mendozës të Argjentinës. Ata zbuluan se shkëmbinjtë që ruanin mbetjet e zvarranikëve datojnë 86 milionë vjet më parë në periudhën e Kretakut.

Udhëheqësi i projektit, Leonardo Ortiz tha në një intervistë se karakteristikat e fosilit që nuk janë parë kurrë më parë kërkonin një emër të ri gjinie dhe specie, që kombinonte fjalët e lashta greke për vdekje (thanatos) dhe dragua (drakon).

Studiuesit, të cilët publikuan studimin e tyre në revistën shkencore ‘Cretaceous Research’, thanë se kockat e mëdha të fosilit e klasifikojnë specien e re si pterosaurin më të madh të zbuluar ende në Amerikën e Jugut dhe një nga më të mëdhenjtë e gjetur diku.

Sjellim në vëmendje se dinozaurët janë zhdukur shumë kohë përpara se asteroidi që mendohet se solli shfarosjen e tyre të godiste tokën. Një raport i disa viteve më parë detajoi faktorët që po e shkatërronin mbijetesën e dinozaurëve përpara rënies së asteroidit që mendohet se i zhdukën 65 milionë vjet më parë.

Profesori Gordon Gallup dhe një ish-student i tij, Michael Frederick, pohuan se bimët toksike dhe mekanizmat mbrojtës të dinozaurëve kanë luajtur rol të madh në rrugën drejt zhdukjes së kafshëve që dikur zotëronin Tokën.

Ndërkaq, i afërmi me krahë i dinozaurëve, pterozauri, kishte pendë dhe mund të kontrollonte edhe ngjyrën e tyre, ashtu si zogjtë e sotëm. Për të zgjidhur atë që ka mbetur mister për shumë vite është kërkimi i kryer mbi fosilin e një pterozauri të zbuluar në Brazil dhe datuar 115 milionë vjet më parë.