Ekipi ligjor i Britney Spears tha se babai i saj, Jamie Spears, duhet të jetë në gjendje t’i paguajë tarifat e tij ligjore, sepse u pasurua duke marrë më shumë se gjashtë milionë dollarë nga të ardhurat e vajzës së tij gjatë gjithë kujdestarisë, sipas dokumenteve gjyqësore të paraqitura përpara një seancë dëgjimore të mërkurën.
Jamie Spears, 69 vjeç, fitoi mbi 6 milonë dollarë gjatë gjithë kujdestarisë, e cila u ndërpre në muajin nëntor, tha ekipi ligjor në dokumentet e paraqitura nga avokati i Britney Spears, Matthew Rosengart. Dokumentet gjithashtu akuzojnë Jamie Spears se ka përdorur disa nga të ardhurat për shfaqjen e tij televizive.
Ai i përdori ato për qëllimet e tij duke përfshirë ndër të tjera në përpjekje për të rikrijuar karrierën e tij si kuzhinier duke hapur një shfaqje televizive të quajtur “Cookin’ Cruzin & Chaos with James Spears”.
Ekipi ligjor i Britney Spears tha se përveç marrjes së më shumë se gjashtë milionë dollarëve gjatë 13 viteve si kujdestar i vajzës së tij, Jamie gjithashtu dërgoi një kërkesë për t’u paguar tarifa dhjetëra firmave të ndryshme ligjore për më shumë se 30 milionë dollarë. Akuzat u bënë në dokumentet gjyqësore të paraqitura në përgjigje të një kërkese të babait të Spears që gjykata ta detyronte vajzën e tij të vazhdonte të paguante tarifat e tij ligjore, edhe pse ai ishte pezulluar si kujdestar i saj përpara përfundimit të marrëveshjes në nëntor.
Lufta e Britney Spears me familjen e saj nuk tregon asnjë shenjë të ngadalësimit pasi i akuzoi ata se e trajtuan atë më keq se një i dënuar me vdekje. Superylli deklaroi gjithashtu se babai i saj duhet të jetë në burg për sjelljen e tij ndaj saj për më shumë se një dekadë. Por ajo ka vazhduar grindjen e saj me motrën Jamie Lynn që kur u publikua lajmi se ajo është e lirë.