Legjenda e filmit Clint Eastwood dhe e dashura e tij Christina Sandera ndanë jetën e tyre për dhjetë vjet. Sandera ndërroi jetë në moshën 61-vjeçare. Shkaku i vdekjes së saj të hershme ishte ende i paqartë. Por tani tabloidi amerikan “New York Post”, duke cituar autoritetin përgjegjës shëndetësor, zbuloi se Sandera vdiq nga një atak në zemër.
Aritmitë kardiake janë shënuar si shkak i vdekjes në certifikatën e vdekjes. Mjekët identifikuan sëmundjen e arterieve koronare si një tjetër shkaktar për sulmin. Sipas raportit, bëhej fjalë për arteriosklerozë, pra ngurtësim i arterieve.
“Christina ishte një grua e sjellshme, e kujdesshme dhe do të më mungojë shumë ajo”-tha Eastwood pas vdekjes së saj. Ai zakonisht e mban jetën e tij private larg syrit të publikut. Fituesi i Oscarit dhe Sandera u takuan në vitin 2014 kur ajo punonte në restorantin e hotelit të tij “Mission Ranch” në Kaliforni. Në atë kohë, Eastwood ishte ende i martuar me gruan e tij Dina, por ata u divorcuan po atë vit.
Sandera dhe Eastwood shfaqeshin herë pas here në tapetin e kuq të një premierë filmi apo gala. Ata u panë së bashku për herë të parë në Oscars 2015, kur filmi i Eastwood “American Sniper” u nominua për gjashtë Oscar. Në vitin 2019, Sandera dhe legjenda e Hollivudit u panë së bashku në një tapet të kuq për herë të fundit.
Eastwood kishte 6 partnere dhe ishte martuar dy herë. Nga këto marrëdhënie kanë lindur gjithsej tetë fëmijë. Eastwood ndërkaq duhet të merret edhe me filmin e tij të fundit këtë vit, ai është duke drejtuar dramën “Juror No. 2”.