Health & Beauty

Zbulohet shkaktari i autizmit?!

Shkenca mund të ketë gjetur një lidhje në mes të rrezikut të autizmit te fëmijët dhe acidit yndyror në gjakun që gjendet në kordonin umbilikal. Për të vënë dritë mbi shkaqet e autizmit, studiuesit nga Universiteti Fukui në Japoni kanë analizuar lidhjen në mes të acidit yndyror të pasaturuar (PUFA) që gjendet në mostrat e gjakut të kordonit umbilikal dhe rezultatet e autizmit te 200 fëmijë.

Ata besojnë se kjo gjetje e re mund të jetë shumë domethënëse për të kuptuar, diagnostikuar si dhe parandaluar çrregullimet e spektrit të autizimt (ASD). Studimi identifikoi një komponim të veçantë në acidin e gjakut të kordonit umbilikal, i cili quhet diHETrE e që mund të ketë implikime të forta në llojet e ASD-së.

Një ekip psikologësh nga Universiteti i Milano-Bicoça dhe Instituti Shkencor IRÇS E. Medea, në Njësinë e Psikopatologjisë së Fëmijëve në Itali, zbuluan një tregues që mund të zbulojë çrregullimin e spektrit të autizmit te fëmijët deri në moshën 7-muajshe. Në hulumtimin e publikuar në internet në PLoS ONE, ekipi shkencor shqyrtoi fëmijët që ishin në rrezik për zhvillimin e çrregullimit dhe i krahasoi rezultatet me fëmijët që nuk ishin në rrezik. Studiuesit më pas i ndoqën fëmijët për dy vjet për të parë nëse ndonjëri prej tyre e zhvilloi këtë çrregullim. 

Ndërkaq, hapësirat e mbushura me lëngje rreth enëve të gjakut të trurit kanë nevojë për “pastrimin” e duhur të mbetjeve çdo disa orë. Kur kjo dështon të ndodhë, rreziku i fëmijës për autizëm duket se rritet, tregon një studim i ri. Është shumë herët të thuhet se problemet brenda këtyre hapësirave “perivaskulare” shkaktojnë autizëm, por duket se është një tregues i hershëm për gjendjen, raporton një ekip nga Universiteti i Karolinës së Veriut.