Muzika italiane sot është në zi për ndarjen nga jeta të artistit të famshëm Franco Battiato mëngjesin e ditës së sotme.
Lajmi i trishtë i bë i ditur nga familjarët e tij të cilët kërkuan privatësi në këto ditë të vështira. Legjenda e muzikës italiane u shua në moshën 76-vjeçare pasi vuante nga sëmundja e Alzhaimer-it.
Askush nuk ishte në dijeni se artisti i ndjerë vuante nga kjo sëmundje pasi familjarët e tij e kishin mbajtur sekret. Megjithatë, të gjithë dyshonin se kishte diçka që nuk shkonte pasi Franco Battiato u shkëput nga skena në vitin 2017 pas një incidenti.
Ai qëndronte prej kohësh i mbyllur në vilën e tij në shpatet e Etnës, nën kujdesin e familjarëve. Në 2015 ai u rrëzua nga skena, dhe pas dëmtimeve të shkaktuara nga aksidenti, bëri ndërhyrjen e parë, e cila përkeqësoi së tepërmi shëndetin e tij.