Festivali më i ri, i cili i ngjason “Eurovisionit”, “American Song Contest” do të mbahet për herë të parë në Amerikë, dhe do të prezantohet nga reperi amerikan Snoop Dogg dhe këngëtarja Kelly Clarkson. Snoop Dogg, u shpreh se ndihej mjaft i entuziazmuar që do të prezantojë përkrah Kelly Clarkson, e njohur ndryshe si Miss Texas.
Po ashtu edhe Clarkson është shprehur e lumtur që do të prezantojë një koncert si Eurovisioni, pasi ka qenë fanse e këtij festivali. Clarkson ndërkaq u shpreh se:
Jam fanse dhe e dashuroj konceptin e Eurovision, jam e emocionuar që sjell fenomenin muzikor në Amerikë. Jam shumë e lumtur që punoj me Snoop Dogg dhe mezi pres të shoh çdo shtet dhe territor të përfaqësuar nga artistë që këndojnë këngët e tyre.
Ndërkaq, rikujtojmë se shfaqja televizive 8-javore pritet të fillojë më 21 mars në NBC, ndërsa finalja e madhe do të jetë më 9 maj. Ndërkaq, ju sjellim në vëmendje se së fundmi, Snoop Dogg është paditur për një sulm të dyshuar seksual ndaj një gruaje në Kaliforni në vitin 2013, sipas Pitchfork. Gruaja identiteti i së cilës nuk dihet, është aktore, modele dhe balerinë.
Ajo pretendon se pasi mori pjesë në një koncert të Snoop Dogg më 29 maj 2013, bashkëpunëtori i reperit, Don “Magic” Juan i ofroi asaj ta çonte me makinë në shtëpi, por ajo ra në gjumë në makinë dhe u dërgua në shtëpinë e tij kundër vullnetit të saj.
Sa i përket Kelly Clarkson, së fundmi artistja është shpërblyer me 10.4 milionë dollarë nga divorci nga Brandon Blackstock. Një gjykatës përcaktoi se Kelly Clarkson ka kontroll të plotë mbi fermën e saj të përhapur Montana, ku ish-burri i saj Brandon Blackstock kishte planifikuar të bëhej një blegtor me kohë të plotë.