Tech

Zbulohet se çfarë mund të vijë bashkë me iPhone 16!

Apple është gati të prezantojë iPhone-in e saj më të ri në shtator dhe ekspertët e industrisë po japin të dhëna rreth këtij produkti. Sipas mediave të huaja, iPhone 16 nuk është ende në treg, por Apple Intelligence hyrja e kompanisë në garën e armatimeve të inteligjencës artificiale ka të ngjarë të jetë pjesa qendrore e lançimit kundrejt çdo ndryshimi të madh harduerik.

Bloomberg raportoi se Apple Intelligence do të ishte falas në fillim, por opsionet e abonimit mund të bëhen të disponueshme për ata që duan më shumë “kapacitete AI” në pajisjen e tyre. Një nga rregullimet e tjera do të jetë tek asistenti virtual Siri, i cili duhet të bëhet edhe më i zgjuar me iOS 18 falë Apple Intelligence dhe partneritetit OpenAI të kompanisë.

Ndërkohë Ming-Chi Kuo, një analist me bazë në Tajvan, i njohur për parashikimet e tij të Apple, tha në maj se bateria e iPhone 16 Pro Max do të ndryshonte nga modelet e mëparshme. Ndërkaq, sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do ta shtoj ChatGPT-në në iPhone përmes iOS 18. “Apple po finalizon një marrëveshje me OpenAI për iOS-in e ri këtë vit.

Bisedimet me Google për të integruar Geminin janë në vazhdim, por asnjë marrëveshje nuk është arritur”-tha Gurman. Siç thekson Gurman, marrëveshja do të lejojë përdorimin e disa veçorive ChatGPT në sistemin operativ të iPhone. Megjithatë, ende nuk dihet saktësisht se cilat janë ato veçori. Por, thuhet se nga chatbot-i mund të përfitojnë disa aplikacione si Safari dhe Messages.

Gjithashtu, thuhet se Apple po kërkon t’i jap një ndryshim me Al edhe Siri-t. Nëse kjo nuk mjafton, Apple thuhet se është në bisedime edhe me Google për sjelljen e veçorive gjeneruese të Gemini-t në pajisjet Apple. iOS 18 me Inteligjencë Artificiale mund të jetë përditësimi më i madh nga Apple. Gjatë vitit 2024 pritet që Apple të prezantojë linjën më të re të telefonave, iPhone 16, e cila thuhet të jetë e fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale (Al).