CEO i platformës X Elon Musk ka publikuar një video të shkurtër që flet shumë për lëvizjen e radhës që do të bëjë në këtë rrjet social. Musk dëshiron të përdorë platformën X për të krijuar një aplikacion për të gjithë, sipas modelit kinez WeChat. Kjo është një nga arsyet kryesore pse bleu Twitter-in, një rrjet me një numër të madh përdoruesish, transformimin e të cilit nisi të punonte menjëherë pas blerjes. Përveç rrjetit social, Musk nga X dëshiron të krijojë një platformë për komunikim, pagesa dhe dëshiron t’i kushtojë shumë rëndësi përmbajtjes video.
Se çfarë do të bëjnë konkretisht nuk dihet saktësisht, pasi së fundmi ai ka postuar një video 12 sekondëshe duke njoftuar X TV në profilin e tij X. Siç tregohet në postimin bashkangjitur, video nuk zbulon shumë, por Musk njoftoi muajin e kaluar se aplikacioni do të jetë identik me atë që ofron YouTube përmes aplikacionit të tij të televizorit inteligjent.
— Elon Musk (@elonmusk) April 29, 2024
Planet në lidhje me përmbajtjen video në platformën X dhe aplikacionin X TV u njoftuan fundjavën e kaluar nga drejtoresha ekzekutive e kompanisë, Linda Jakarino. Ngjashëm me YouTube, aplikacioni do të shfaqë përmbajtje të njohura që do të zgjidhen për përdoruesit nga inteligjenca artificiale, ndërsa videoklipet do të bazohen në një përvojë të personalizuar.
Ajo theksoi gjithashtu lidhjen mes pajisjeve të ndryshme, kështu që përdoruesit që kanë filluar të shikojnë video në telefonin e tyre do të mund të vazhdojnë të shikojnë në TV, ndërsa kërkimi dhe gjetja e videove do të jetë më e thjeshtë dhe më e shpejtë. Për të tërhequr sa më shumë përdorues, Musk ftoi një nga Youtuber-ët më të njohur, Mr. Beast në platformën e tij. Në videon që postoi, ai tregoi se si përdoruesit dhe krijuesit e përmbajtjeve në platformën X mund të përfitojnë financiarisht ngjashëm me YouTube. Musk është qartazi vetëm në fillim me X TV dhe mbetet të shihet se si do ta pranojnë përdoruesit aplikacionin e ri dhe sa do ta përdorin.