Celebrities Film & Tv Showbiz

Zbulohet sa çifte do të shkojnë në finalen e madhe të Dancing With the Stars!

“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

Sot në gjysmë finalen e Dancing With The Stars nis gara e vërtetë. Yjet janë në ankth më shumë se kurrë; dy prej tyre do të lënë sonte përfundimisht garën, duke humbur mundësinë për të fituar çmimin e madh prej 50.000 eurosh. Kështu, ngelen vetëm 3 çifte që do t’i bashkohen sot Fifit dhe Gracianos për të shkuar në finalen e madhe të Dancing With The Stars.

Votoni nga Shqipëria dhe Kosova në numrat  përkatësisht 56666 dhe 55099 duke dërguar me mesazh kodin e çiftit që doni t’i dërgoni në finale dhe mos harroni; mund të votoni nga e gjithë bota në voto.top-channel.tv.