Olsa Muhameti na ka zbuluar tashmë se së shpejti do të nis sezoni i dytë i “Kepi i Tundimeve”. Dihet se ky sezon do të ketë shumë ndryshime dhe pjesëmarrës dinamik edhe pse tashmë kanë nisur të aludohen disa emra të personazhe VIP. Sezoni i ri do të jetë gjatë muajve të verës dhe shumë shpejt do të nisin xhirimet.
Në këtë sezon të dytë të “Kepi i Tundimeve” nuk mund të mungonin edhe disa ish-banorë të “BBV2”, të cilët tërhoqën gjithë vëmendjen e publikut për disa muaj dhe vazhdojnë akoma ta kenë. Vetëm pak më parë është zbuluar edhe një tjetër personazh VIP, i cili do të jetë pjesë e “Kepi i Tundimeve”, por këtë herë jo një ish-banor i “BBV2”, por një ish-konkurrentë i Për’puthen dhe ai është Mevlan Shaba. Kjo është vërtetuar pasi vetëm pak më parë ka postuar në Instastory një video me Kiara Titon nga Bodrumi, ku dhe po zhvillohen xhirimet e sezonit të ri.
Është aluduar tashmë se Kiara Tito do të jetë moderatore në sezonin e ri të “Kepi i Tundimeve”. Deri më tani nuk ka pasur një aprovim nga Kiara, por disa postime në Instastory kanë vërtetuar diçka.