Ish-partneri i Khloe Kardashian, Tristan Thompson thuhet se i ka propozuar për fejesë yllit televiziv në vitin 2020, një propozim që Khloe e ka refuzuar. Zbulimi u bë në episodin e fundit në “The Kardashians” kur Kim tha se Khloe nuk i kishte treguar askujt në familjen e saj. “Fakti që ai të propozoi dhe ju nuk na e keni thënë kurrë”, i tha Kim-Khloes në një bisedë. Khloe pohoi se:
Sado e dhimbshme që të ishte e vërteta unë nuk do t’i jap dikujt shpresë të rreme.
Gjatë gjithë episodit të ri, familja përpiqet të kuptojë se si ta ndihmojë Khloe-n, e cila ende po vuan nga zbulimi se Thompson jo vetëm që e tradhtoi përsëri, por gjithashtu pati një fëmijë me Maralee Nichols. Khloe shprehet:
Nuk e di nëse jam e fortë. Unë jam thjesht e mpirë ndaj gjithë kësaj, sa mund të durojnë njerëzit?!
Së fundmi bukuroshja ka thënë se kishte frikë të shfaqej në rrjete sociale pas premierës së sezonit të dytë të reality show-t të tyre ‘Kardashians’ pasi sipas saj ishte një nga episodet më të vështira të xhiruara ndonjëherë. Ajo tha në Twitter se:
Ju dua! Jam e zhytur në emocione dërrmuese nga leximi i komenteve tuaja për episodin e premierës. Duhet të jem e sinqertë se kisha frikë që të hyja në internet, por miqtë dhe familja vazhdonin të më tregonin se sa të dashur dhe të sjellshëm ishin të gjithë. Vendosa të shikoja veten.
Rikujtojmë, se Khloe u fotografua së fundmi duke u shoqëruar me aktorin Michele Morrone gjatë Javës së Modës në Milano fundjavën që lamë pas. Ylli 38 vjeçar u pa duke u afruar me aktorin 31-vjeçar italian, në një foto që u bë virale në rrjetet sociale. Dyshja më vonë u panë duke biseduar dhe duke e prekur me dashuri njëri-tjetrin teksa po shijonin festën në qytetin italian.