Botë e Çuditshme

Zbulohet nga arkeologët një monument 189 metra i gjatë!

Arkeologët kanë zbuluar një nga tumat më të gjata të varrimit në Evropë. Tuma prehistorike 189 metra e gjatë u zbulua gjatë punës së gërmimit përgjatë një autostrade në rajonin e Bohemisë të Republikës Çeke, nga një ekip i Universitetit të Hradec Králové (UHK).

I menduar se daton në mijëvjeçarin e IV para Krishtit, arkeologët thonë se mund të jetë gjithashtu një nga monumentet funerare më të hershme të Evropës. Arkeologët mendojnë se në këto tuma gjenden më shumë se 30 varre.

Në një postim në Facebook, universiteti tha: “Ekzemplari i ekzaminuar përfaqëson tumën më të gjatë parahistorike jo vetëm në rajonin tonë, por ndoshta në të gjithë Evropën. Tumat janë ndërtuar si objekte funerale monumentale dhe si të tilla përmbajnë varre ku supozohet se janë varrosur individëve me status të lartë në shoqërinë e kohës”.