Botë e Çuditshme

Zbulohet mumja 1200-vjeçare e një adoleshenteje!

Arkeologët peruan kanë zbuluar së fundmi një mumje më shumë se 1000-vjeçare në periferi të Lima-s. Mumja është e ruajtur mire dhe u zbulua në një varr nëntokësor. Sipas arkeologëve, mund të ketë qenë e një vajzë adoleshente. Ata deklaruan se mumia ishte midis 1,100 dhe 1,200-vjeçare, duke kujtuar se një mumje tjetër u gjet aty pranë vitin e kaluar.

Eshtrat e tetë fëmijëve dhe 12 të rriturve, të cilët me sa duket u sakrifikuan rreth 800 deri në 1200 vjet më parë, u gjetën gjithashtu në zonën arkeologjike. Kompleksi i përhapur Cajamarquila përmban rrënojat e katër piramidave dhe strukturave të tjera dhe ndodhet rreth 20 kilometra nga qyteti i Limas.

Zbulimi i një grupi të pazakontë enësh qeramike ka hedhur dritë të re mbi procesin e mumifikimit në Egjiptin e lashtë, sipas një studimi të ri. Rreth 2500 vjet të vjetra, 31 kavanozët u zbuluan në një punishte balsamimi në nekropolin e famshëm të Saqqara, afër Kajros. Sipas studimit, mbetjet kimike të gjetura në kavanoza i lejuan studiuesit të identifikonin përzierjet e vajrave aromatike ose antiseptike, katranit dhe rrëshirave.