Së fundmi është zbuluar një mesazh 200 vjeçar në një shishe, në mes të një gërmimi arkeologjik në Francën veriore. Bëhet e ditur se mesazhi u shkrua nga arkeologu P.J Feret. “P.J Feret, një vendas nga Dieppe, anëtar i shoqërive të ndryshme intelektuale, kreu gërmime këtu në janar të vitit 1825”-thuhej në mesazh.
“Ai vazhdon hetimet e tij në këtë zonë të gjerë të njohur si Cite de Limes ose Kampi i Cezarit”-shton ai.
Qyteti që mbështeti gërmimin, Eu, i vendosur në rajonin e Normandisë, postoi një fotografi të mesazhit. “Ishte një moment absolutisht magjik”-tha udhëheqësi i shërbimit arkeologjik për Eu. “Ne e dinim se kishte pasur gërmime këtu në të kaluarën, por gjetja e këtij mesazhi nga 200 vjet më parë, ishte një surprizë totale”.