Më në fund ‘American Music Awards 2021’ ka zbuluar se cilët do të jenë interpretuesit të cilët do të elektrizojnë skenën me performancat e tyre të jashtëzakonshme. Së fundmi është njoftuar se do të ngjiten në skenë Diplo, Måneskin, Mickey Guyton, Tyler, The Creator, Walker Hayes dhe Zoe Wees. Hayes pritet që të performojë këngën e tij hit “Fancy Like”, ndërsa Guyton do të këndojë këngën e saj “All American”. Ndërkohë që grupi i mirënjohur italian ‘Måneskin’ do të bëjë debutimin e tij në shfaqjen e çmimeve në SHBA me hitin e tyre “Beggin”.
Grupi bashkohet me një listë të interpretuesve të shpallur edhe pak më parë, duke përfshirë këtu edhe BTS me Megan Thee Stallion për performancën premierë në mbarë botën për këngën “Butter;”. Vlen të përmenden edhe artistët si Olivia Rodrigo, Carrie Underwood me Jason Aldean dhe Kane Brown.
Gjithashtu është bërë e ditur se Julieta Venegas dhe Tainy do t’i bashkohen artistit Bad Bunny në skenë gjatë shfaqjes së të dielës së ardhshme për një performancë të hitit të tyre “Lo Siento BB :/”. Nga ana tjetër tashmë është edhe e konfirmuar zyrtarisht se reperja e njohur Cardi B do të prezantojë shfaqjen e madhe, e cila përfaqëson edhe një nga arritjet kryesore në muzikë të saj.
Vetë ajo është pesë herë fituese e AMA-s, Cardi arriti një sukses të jashtëzakonshëm kur u bë e njohur si reperja e parë femër që fitoi dy herë me këngën e preferuar hip-hop,”WAP” në vititn 2020 dhe “Bodak Yellow”. në vitin 2018. Reperja e njohur do të sjellë përsëri shkëlqimin e saj teksa do të jetë në teatrin Microsoft në Los Anxhelos. Ndërkohë që Ariana Grande, BTS, Drake, Olivia Rodrigo, Taylor Swift dhe The Weeknd janë të gjithë të nominuar për artistin e vitit, mes çmimeve të tjera të shumta..
‘AMA’ do të transmetohet drejtpërdrejt me datë 21 nëntor, në ABC dhe do të jetë i disponueshëm për t’u transmetuar ditën tjetër në platformën ‘Hulu’.