Celebrities Showbiz

Zbulohet lidhja e re e Naomi Campbell?! Supermodelja shihet duke u puthur me DJ e njohur!

Kemi të reja nga jeta dashurore e Naomi Campbell! Supermodelja nuk kaloi pa u vënë re nga turma që po festonte në një klub në Mykonos.

Naomi ndodhej në Greqi për disa ditë pushime dhe zgjodhi ishullin grek, siç shihet në videot që qarkulluan në TikTok. Ajo u pa me syze dielli, duke kërcyer në një vend të njohur në ishull dhe disa nga klientët e kapën atë në kamerat e tyre për të postuar më pas në rrjetet sociale. Në një nga këto klipe, supermodelja shihet duke u puthur në buzë me DJ Rampa, i cili po luante muzikë në këtë event, duke treguar se mund të ketë qenë aty për të.

@theonemykonos

Rampa and Naomi 🪭❤️‍🔥 #keinemusik #naomicampbell #rampa #scorpios #scorpiosmykonos #viral #foryou #foryoupage @Rampa

♬ original sound – The One Mykonos

Rampa është një DJ i njohur, emri i vërtetë i së cilit është Gregor Sütterlin. Ai ka lindur në Freiburg, Gjermani dhe ka një label muzikor. Rampa është DJ dhe producent dhe për muzikën e tij është frymëzuar nga atmosfera e festave në Berlinin e viteve 2000. Në vitin 2019 ai krijoi Keinemusik, së bashku me miqtë e tij, Adam Port, David Mayer, Reznik, dhe Monja Gentschoë. Rampa është një prej DJ që performon në clube të famshme në Ibiza, Mykonos, Barcelonë etj.