Certifikata e vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II ka zgjidhur misterin se kush ishte saktësisht pranë saj në momentin që ndërroi jetë dhe çfarë i dha fund jetës së saj. Sot, (e premte, 8 shtator), shënohet 1 vjetori i vdekjes së Mbretëreshës. Ajo ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare në rezidencën e saj mbretërore në Balmoral, Skoci.
Lajmi tragjik u pasua nga spekulime mbi atë që mund t’a ketë vrarë Madhërinë e Saj, duke përfshirë se ajo mund të ketë qenë duke luftuar me kancerin. Por certifikata e saj e vdekjes ka zbuluar se shkaku i vetëm i vdekjes ishte pleqëria, pa asnjë faktor tjetër kontribuues.
Dokumenti është i nënshkruar nga vajza e saj, Princesha Anne. Ky dokument vë gjithashtu në dukje se ora e saj e vdekjes ishte 15:10 pasdite, që do të thotë se shumë anëtarë të familjes mbretërore, të cilët po nxitonin të ishin pranë saj, nuk ia dolën në kohë për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Në ditën fatale, Anne ishte tashmë në Balmoral me nënën e saj me Mbretin Charles dhe Mbretëreshën Camilla, pastaj Princin e Uellsit dhe Dukeshën e Cornwall-it, duke mbërritur në orën 10:30.
Princi William, Princi Andrew, Princi Edward dhe Sophie, kontesha e Wessex, të cilët udhëtuan të gjithë në Balmoral me të njëjtën makinë, mbërritën rreth orës 15:50, që do të thotë se ata nuk ishin të pranishëm kur Mbretëresha dha frymën e saj të fundit.
Ndërkohë Princi Harry, i cili mori një fluturim nga Lutoni në minutën e fundit, gjithashtu humbi momentin dhe madje pretendoi se mësoi për vdekjen e gjyshes së tij përmes lajmeve të BBC.