Këndimi me zë të lartë është një kurë mjaft e mirë për të gjitha nënat që vuajnë nga depresioni i paslindjes. Ky është rezultati i një studimi të fundit publikuar në britaniken ‘Journal of Psychiatry’. Shkencëtarët studiuan 134 nëna të reja nga e gjithë bota duke i grupuar në tri grupe të ndryshme: njëri grup ishte pjesë e këngëve, një tjetër ishte pjesë e lojërave kreative dhe grupi i tretë bënte çdo gjë si në përditshmëri, ku nënat e reja mbështeteshin nga familja, merrnin qetësues për depresionin pas lindjes ose bëheshin pjesë e seancave të ndryshme trajnimi me beben.
Pas një vëzhgimi të gjatë, shkencëtarët zbuluan se nënat që këndojnë ose krijojnë këngë për foshnjat e tyre kurohen më shpejt nga depresioni pas lindjes krahasuar me nënat e grupeve të tjera të përfshira në këtë studim. Të gjitha grupet u bënë pjesë e studimit gjatë 10 javëve, por në gjashtë javët e para grupi i këngëve tregoi një rënie mesatare prej 35% të simptomave depresive.
Autori kryesor i studimit, Daisy Fancourt, nga Universiteti i Londrës, tha se të kënduarit është një tjetër terapi e dobishme për t’u ofruar nënave të reja që vuajnë nga depresioni pas lindjes.
Këto rezultate janë me të vërtetë interesante, sepse sugjerojnë diçka shumë të thjeshtë si kurë që u referohet nënave të reja.
Rikujtojmë, se gratë shtatzëna kanë 44% më shumë gjasa të pësojnë abort nëse mbeten shtatzënë gjatë verës. Ky është rezultati i një studimi të fundit në Amerikë, i cili u krye me më shumë se 6 mijë gra shtatzëna. Nga hulumtimet, u vu re se shkalla e abortit arriti kulmin në qershor, korrik dhe gusht, pra tre muajt e verës. Diferenca më e madhe ishte në gusht, kur aborti spontan rezultoi të ishte 44% më shumë se shkurti.