Showbiz

Zbulohet gjinia e fëmijës së Dukeshës së Sussex-it

Që në momentin që u mësua se ishte në pritje të fëmijës së saj të parë, të gjithë nisën të aludonin për gjininë e bebit.

Meghan Markle dhe Princi Harry fillimisht janë shprehur se do të dëshironin të kishin një vajzë por në fakt ata do të bekohen më një djalë.

Lajmi u bë i ditur pas festës së ‘baby-shower’ që Meghan bëri në New York ku gjithçka ishte organizuar nga miket e saj të ngushta.

Ajo u ka rrëfyer shoqeve të saj se është në pritje të një djali dhe duket se jo të gjitha mund ta mbanin këtë sekret.

Kohë më parë edhe një mjeshtër i madh kinez parashikoi gjininë e fëmijës së çiftit mbretëtor duke u shprehur se rreth Meghan ka shumë pak energji dominuese mashkullore prandaj ajo është në pritje të një djali.

Tashmë që edhe gjinina u bë e ditur, presim të mësojmë edhe emrin e bebit që do të lindë në muajin prill.