Showbiz

Zbulohet fotografia e rrallë e Rita Orës me motrën dhe vëllain e saj

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, e ka treguar gjithmonë me krenari prejardhjen e saj.

Familja e këngëtares, mbiemri i së cilës është Sahatçiu kanë prejardhje nga qyteti i Pejës, dhe vite më parë vizitat e tyre kanë qenë më të shumta në këtë qytet.

Ka qenë së fundmi nëna e këngëtares, Vera Ora, e cila publikoi një fotografi, ku shihet Rita bashkë me motrën Elenën dhe vëllain Donin, në Kanionin e Rugovës, Pejë.

Gjatë asaj kohe, Rita ka qenë shumë e vogël dhe ndodhej vetëm për pushimet e verës në Kosovë, pasi ka qenë vetëm një vjeçe, kur familja e saj u shpërngul në Mbretërinë e Bashkuar.

Urë për në anën tjetër të 2021