Top Channel po sjell projekte nga më të ndryshme televizive që i kanë mbajtur njerëzit të ‘gozhduar pas ekranit’. E në gjithë këto prodhime, një spektakël do të nisë shumë shpejt dhe bëhet fjalë pikërisht për “Dancing with the Stars”. Para pak kohësh ishte Sara Hoxha, ku në një nga intervistat e saj të rralla na tregoi për projektet e ardhshme nga ana profesionale. Për herë të parë zbuloi rikthimin e një projekti shumë të madh në Shqipëri, i cili është spektakli “Dancing with the Stars”.
Ndërkohë, pak ditë më parë u zbulua se pikërisht Kledi Kadiu do të jetë kryetar jurie në “Dancing with the Stars”. Lajmin e kanë bërë të ditur burime pranë Top Channel që kanë konfirmuar se z. Kadiu do të jetë në programin që nis së shpejti në Top Channel.
E teksa pritjes duket se po i vjen fundi, ndërsa spektakli nis pikërisht në muajin tetor, pak nga pak po zbulojmë edhe artistët dhe personazhet vip që do t’i bashkohen “Dancing with the Stars”. Ndërkohë që ditën e djeshme mësuam emrin e parë, dhe bëhet fjalë pikërisht për Alban Nimanin, artistin vizual, këngëtarin dhe solistin e grupit “Asgjë Sikur Dielli”, sot faqja zyrtare e “Dancing with the Stars” publikoi emrin e dytë.
Ajo është Sara Hoxha e njohur gjerësisht si influencer, një nga personazhe vip më të përfolur të momentit. Gati për të thyer rrjetin me kërcimet e saj, Sara Hoxha, nis rrugëtimin në “Dancing with the Stars”.
Kujtojmë se Sara na ka njohur tashmë me aftësitë e saj në kërcim, teksa jo pak herë ka bërë video në Tik Tok, që në shumë pak kohë janë bërë virale. Epo me siguri të gjithë po presin me padurim të shohin Sarën në këtë dimension të artit dhe ne i urojmë shumë fat në këtë rrugëtim të ri!