Sulmet fatale në zemër janë më të zakonshme të hënën, zbuloi një studim. Ekspertët mendojnë se shkaku është një ndryshim në ciklin e gjumit-zgjim të trupit. Mjekët thonë se kërkimet e mëtejshme mbi fenomenin do të ndihmojnë në shpëtimin e jetëve në të ardhmen. Shkencëtarët studiuan të dhënat e më shumë se 10,000 pacientëve spitalorë në të gjithë ishullin e Irlandës gjatë pesë viteve dhe llogaritën shanset e sulmit në zemër për çdo ditë të javës.
Ata gjetën një “korrelacion të fortë” midis fillimit të javës së punës dhe llojit më të rëndë të atakut në zemër. I quajtur infarkt miokardi me ngritje të segmentit ST (STEMI), ato ndodhin kur një arterie koronare kryesore bllokohet totalisht dhe vrasin 11 për qind të të rriturve që vuajnë një të tillë brenda një muaji. Trajtimi i shpejtë, duke përfshirë operacionet urgjente për të rihapur arterien, është jetik për të ofruar çdo shpresë për shanset e mbijetesës së pacientëve në afat të gjatë, thonë ekspertët.
Studimi i fundit, i paraqitur në Konferencën e Shoqërisë Kardiovaskulare Britanike, shqyrtoi se kur ka më shumë gjasa të ndodhin STEMI. Studiuesit llogaritën numrin e njerëzve të shtruar në spital me sulme në zemër për çdo ditë të javës. Ata i referohen lidhjes si “E hëna blu”, tha Dr Jack Laffan, nga Trusti i Shëndetit dhe Kujdesit Social në Belfast. Ai shtoi:
Ne kemi gjetur një korrelacion të fortë midis fillimit të javës së punës. Shkaku ka të ngjarë të jetë shumë-faktorial. Megjithatë, bazuar në atë që dimë nga studimet e mëparshme, është e arsyeshme të supozohet një element cirkadian.
Prof Sir Nilesh Samani, i Fondacionit Britanik të Zemrës, bëri thirrje për më shumë kërkime. Samani tha:
Është jetike që hulumtimi të vazhdojë të hedhë dritë se si dhe pse ndodhin sulmet në zemër. Ky studim shton provat rreth kohës së sulmeve veçanërisht të rënda në zemër.